TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ben te ditur se Forcat e Armatosura janë gdhirë në zonat nën pushtetin e ujit për t’u ardhur në ndihmë banoreve të zonave të përmbytura në Ndroq të Tiranës dhe Katund të Ri në Durrës.

Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, nëpërmjet statusit të saj Facebook mëngjesin e së enjtes, shprehet: “Disa zona të vendit gdhihen nën ujë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të cilat nuk kanë pushuar asnjë çast”.

“Më e rëndësishme është jeta e njerëzve dhe FA këtë kanë bërë. Ditë-natë kanë evakuuar banorë të zonave të përmbytura në Ndroq të Tiranës dhe Katund të Ri në Durrës, ku dhe ka shkuar një helikopter për të ndihmuar nga ajri. Gjendja e vështirë vazhdon, kështu që edhe angazhimi i FA vazhdon”, shkruan Kodheli.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: