DURRES- Forcat e Armatosura janë vënë në lëvizje që në orët e para të mëngjesit për në ndjekur nga afër situatën e krijuar në plazhin e Durrësit. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, thekson se janë marrë një sërë masash për të vepruar në funksion të normalizimit të situatës. Një helikopter, tre anije dhe 30 trupa janë në terren duke vepruar për të ofruar zgjidhje për qytetarët.

“Forcat e Armatosura qe ne oret e para te mengjesit po ndjekin nga afer situaten e krijuar ne plazhin e Durresit. Forca Detare me dy anije anti-ndotje, nje anije patrulluese, nje helikopter i Forces Ajrore dhe nje kontigjent prej 30 trupash per te evidentuar dhe per te ofruar zgjidhje per qytetaret. Edhe njehere tjeter FA ne gatishmeri absolute per te ardhur ne ndihme te gjithe banoreve”, shkruan ministrja Kodheli në llogarinë e saj në “Facebook”
.
Bashkangjitur, ministrja sjell edhe dy foto nga puna në terren e Forcave të Armatosura.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb