TIRANË- Fëmijët e Ushtarakëve me probleme në spektrin autik do të kenë një qendër të veçantë rehabilitimi. Sot në ambientet e Batalionit të Mbështetjes Rajonale të Komandës Mbështetëse, Tufinë, do të zhvillohet ceremonia e fillimit të punimeve për ngritjen e kësaj qendre.  Ngritja e Qendrës së Rehabilitimit për Fëmijët e Ushtarakëve është iniciativë e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm përveç ministres, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Jeronim Bazo, si dhe pjesëmarrës nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHPFA.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: