Deputetët e maxhorancës dhe opozitës së re në Komisionin e Politikës së Jashtme  janë bërë bashkë për të festuar  ditëlindjen e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Kryetarja e këtij komisioni ka  mbushur ditën e sotëm 55-vjeç, ndërsa kolegët e saj i kanë dhuruar  një buqetë të madhe me lule.

Buqeta me lule duket se është porositur nga deputetja e partisë çame të Dibrës, Reme Lala. Në fotot e realizuara në Kuvend, vihet re prania e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati si dhe e deputetëve si Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Ligoraq Karamelo,  Eglantina Gjermeni dhe Andrea Marto.

Një ditë më parë, Mimi Kodheli mori një “surprizë të pakëndshme nga ish-ministri i Brendshëm Samit Tahairi, i cili tha se e kishte vënë në dijeni ish-ministren për fikjen e radarëve gjatë seancës gjyqësore maratonë, e cila u zhvillua dje tek Krimet e Rënda. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm e ka quajtur qëndrimin e Tahirit si “goditje nën brez”.  Këtë deklaratë ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ka bërë një ditë më parë në studion e emisionit “Opinion” në News 24.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: