TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, do të presë nesër shefin e Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO), Gjeneral Werner Freers, i cili merr pjesë në Konferencën e NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”, që po zhvillohet në Tiranë me pjesëmarrjen e rreth 60 përfaqësuesve të strukturave të SHAPE & NATO.

Po nesër, në orën 10:00, Konferencën do ta përshëndes shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Bazo dhe shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO), Gjeneral Werner Freers.

Konferenca tre ditore e përfaqësuesve të CIMIC të NATO-s, po i zhvillon punimet në tre sesione të veçanta, me fokus në detyrat e Samitit të Wellsit, si dhe do të trajtojë çështje të rëndësishme të përftuara prej mësimeve të nxjerra nga operacionet e kryera vitet e fundit nga NATO.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: