TIRANE- Përveç operacionit për pastrimin e rivierës shqiptare, gjatë muajit gusht Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë qenë të angazhuara edhe në shuarjen e zjarreve anembanë vendit.

Mbi 500 efektivë të ushtrisë shqiptarë dhe 30 mjete të rënda, 5 zjarrfikëse, ambulanca, si dhe 6 helikopterë të FA kanë luftuar me flakët gjatë gjithë gushtit.

Këto të dhëna i ka publikuar ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke i bashkangjitur edhe një video me momente nga këto operacione.

“Kur shumëkush freskohej brigjeve të detit, 500 efektivë 30 mjete të rënda, 5 zjarrfikëse, ambulanca si dhe 6 helikopterë të FA kanë luftuar me flakët gjatë gjithë gushtit.
#Mirënjohja dhe #respekti është më e pakta për këta djem!”, shkruan ministrja Kodheli.

 

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/kodheli.mimi/videos/1092939500789389/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Në përgjithësi efektivët e Forcave të Armatosura janë angazhuar në 14 operacione për shuarjen e zjarreve, kryesisht të qëllimshëm dhe në terrene shumë të vështira.

Kontributi i efektivëve të FA ka rezultuar shumë i rëndësishëm sidomos te “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Megjithatë jo më pak i rëndësishëm ka qenë në vatrat e tjera që nga Novosela në Vlorë, Oroshi në Mirditë, Parku i Viroit në Gjirokastër apo Gjegjani në Pukë, duke parandaluar djegien e dhjetëra hektarëve pyje.

Në këto operacione Forcat e Armatosura kanë kryer edhe ndërhyrje nga ajri, e cila ka qenë një ndihmë e madhe për forcat në terren.

Në total, në operacionet për shuarjen e zjarreve për muajit gusht, FA kanë angazhuar rreth 500 efektivë 30 mjete të rënda, 5 zjarrfikëse, ambulanca si dhe 6 helikopterë të Forcës Ajrore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: