TIRANË– Anija “Butrinti‬” e Forcës sonë Detare është pjesë e stërvitjes së përbashkët ndërkombëtare “‪‎AdrionLIVEX2016‬”, që po zhvillohet në ‪‎Ankona‬, Itali, përkrah aleatëve italianë, sllovenë, kroatë, malazezë dhe grekë.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli sqaroi se “stërvitja ka për qëllim koordinimin e veprimeve të ekuipazheve dhe anijeve pjesëmarrëse gjatë zhvillimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit në hapësirën detare”.

“Së shpejti, ‎Shqipëria‬ bëhet pjesë e operacionit detar të ‪‎NATO‬-s në Detin ‎Egje”, shkruan Kodheli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: