BRUKSEL – Shqipëria është angazhuar se do të marrë pjesë në misionin e NATO-s në Gjeorgji dhe ka konfirmuar se i njeh Ukrainës dhe Gjeorgjisë, kufinjtë që i njeh NATO-ja dhe OKB-ja. Angazhimi është marrë nga Ministrja e Mbrojtjes, Znj. Mimi Kodheli, në takimin e ministerialit të zhvilluar sot në Bruksel.

Sipas Ministrisë së mbrojtjes, takimi u hap me diskutimet rreth vendimeve të marra në Uells dhe me shikimin drejt Samitit te Varshavës në 2016-ën. Një çështje e rëndësishme që u diskutua ishte komisioni NATO-Gjeorgji. Shqipëria u angazhua se do të jetë e pranishme ne misionin e NATO-s ne Gjeorgji.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Kodheli, në fjalën e saj tha se “ne jemi këtu për t’u përgjigjur vendimmarrjeve politiko-ushtarake të Aleancës.” Gjithashtu, bëri të sigurt që, Shqipëria i njeh Ukrainës dhe Gjeorgjisë kufinjtë që njeh NATO-ja dhe OKB-ja.

Gjendja e krijuar në lindje dhe jug të kufijve të Aleancës, ishte tema tjetër e diskutimeve gjatë këtij ministeriali. Zhvillimet politiko – ushtarake në Rusi dhe Lindjen e Mesme kërcënojnë në mënyrë të vazhdueshme sigurinë e vendeve anëtare. Si rrjedhojë përforcimi i masave të marra gjatë Samitit të Uellsit është e vetmja përgjigje e NATO-s.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb