DIBER- Kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Muharrem Rama u shoqërua dje, në fushatën e tij për Bashkinë e Dibrës, nga ministrja Mimi Kodheli dhe Damian Gjiknuri. Në bisedat me banorë të Pollozhanit dhe Sohodollit të kësaj bashkie, kandidati Rama prezantoi programin elektoral, ndërsa kërkoi votën e tyre në 11 shtator.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli insistoi se dibranët nuk duhet të gabojnë me zgjedhjen e tyre në votimet e kësaj fundjave.

“Shqipëria, e aq më pak Dibra, nuk bëhet duke votuar dallkaukët. Nuk bëhet me fjalë, bëhet me njerëzit që vijnë nga këtu. Bëhet me njerëz që e kanë demonstruar që janë në shërbim dhe dinë të jenë në shërbimin tuaj. Ju konsiderojnë, thonë ‘ah ata të djathtët, i kemi në xhep’. Gabohen ata që mendojnë kështu!”, – theksoi Kodheli.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: