TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, bën të ditur se kanë humbur jetën pas një aksidenti, 6 ushtarakë pjesë e Forcave të Armatosura të SHBA dhe 5 civilë, të gjithë pjesë e misionit Resolute Support Mission.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nëpërmjet statusit të saj Facebook bën të ditur sot se “Një lajm i hidhur vjen nga Afganistani i largët. Humbin jetën pas një aksidenti, 6 ushtarakë pjesë e Forcave të Armatosura të SHBA dhe 5 civilë, të gjithë pjesë e misionit Resolute Support Mission. Megjithëse ka edhe ngjarje të tilla, NATO vazhdon të jetë aktivisht prezent me misionin e saj në mbështetje të sigurisë e stabilitetit botëror”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: