Në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 deputeti i PS, Damian Gjiknuri është përfshirë në një debat me analistin Arjan Vasjari për Kodin e ri Zgjedhor dhe rrëzimin e dekretit të Metës.

Analisti Vasjari hedh dyshime mbi ndryshimet në Kod për faktin se mazhoranca nuk pranoi që ai të verifikohej nga OSBE teksa opozita këmbëngulte.

Gjiknuri nga ana tjetër thotë se mazhoranca nuk iu drejtua OSBE apo ‘Venecia’-s pasi nuk ka bërë asnjë gabim, dhe madje duke ashpërsuar tonet se ata që kanë thurrur ligjin nuk janë aq të ‘trashë’ sa të bënin gabime dhe më pas të mbetej ligji zgjedhor.

DEBATI NE REAL STORY

ARJAN VASJARI: Nëse ne kemi vijuar deri në 2017, ne mund ta bënim ndryshimin nëse respektohej. marrëveshja e janarit.
Po shkojmë drejt një procesi, që ka një inkandeshencë, që vjen më së shumti prej një polemike prej një fraksioni të madh mazhorancë-presidencë. Ka tejkalime të dyshimta, e kemi thënë tek Presidenca. Por ka disa gjëra që duhet t’i shohim në sy.
GJIKNURI: Unë duhet të jem i saktë. Sistemi zgjedhor ndryshoi, jo, Formimi i komisioneve zgjedhore nuk ndryshoi. Zonat zgjedhore, mënyra e shpërndarjes së mandateve, nuk ndryshoi. Nuk mund të bëhen më pak se 1 vit këto. Ose edhe po u bënë, duhet të jenë në nivel kushtetues, jo në nivelin e ligjit të zakonshëm.

ARJAN VASJARI: Spekulim i qartë. Mos ma thuaj mua tani.
GJIKNURI: Mbase dhe ti nuk i ke kushtuar vëmendje.
ARJAN VASJARI: I kam kushtuar aq shumë vemendje.

GJIKNURI: Po flasim për fyrmën dhe gërmën. Të bëj një pyetje. Pse nuk i thanë OSBE. Janë të vetëdijshëm, dhe po u bën një kritike. Ajo çfarë ka ndodhur me këto ndryshime. Këta mund t’i thoshin OSBE, kemi bërë disa ndryshime, merreni verifikojeni. Pala tjetër e kërkoi me insistim. E kanë bërë me marrëveshje ne janar.
ARJAN VASJARI: Po bën spekulim.
GJIKNURI: Duhet të pranojmë që dokumenti i ‘Venecias’, siç unë e lexova.
ARJAN VASJARI: Nuk kompleksohem nga këto.

GJIKNURI: Morale të një ballafaqimi. Dokumenti ishte siç është.
ARJAN VASJARI: Barën morale, të garantoj që nuk e kam askund. E kotë që e bën me mua.
GJIKNURI: Dokumenti i Venecias thotë kështu. Pse ne nuk iu drejtuam kur ishim kaq të sigurtë. Në Venecia shkohet me ligj, jo me opinione. Edhe në OSBE, jo me debat. Sa nuk kishim një produkt konsensual, s’kishte pse shkohej. Tani Presidenti e çoi meqë kemi dokument. Ne nuk kemi bërë asnjë gabim, se nuk jemi aq të trashë, që nesër të linim litarin dhe të kishim gabime për ligjin zgjedhor. Ne duam që ai ligj të jetë në përputhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb