TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme në “Real Story” në Neës24 se Kodi i ri Zgjedhor e favorizon këtë parti, teksa sipas saj detyron PD të jetë më shumë në terren.

Kryemadhi e akuzoi kryeministrin për ‘evazion politik’ me kodin e ri zgjedhor, por tha se nuk ka si të grabisë. Sa i përket sondazheve, ajo tha se llogarit më shumë se 6 mandate në Tiranë, duke e përshkruar si një ‘festival’ atë që pritet të ndodhë.

Kryemadhi tha se shqiptarëve nuk iu bëhet vonë për krerët e partive, por iu intereson se kush do iu rrisë të ardhurat.

“Nuk na penalizon kodi i ri zgjedhor. Sjellja politike dhe kalkulimet janë dy gjëra të ndryshme.Rama me kodin e ri zgjedhor bëri evazion politik. GDP aty është problemi është që ky zotëria donte me e grabit. Por nuk ka si ta grabisë.
Po të marr votat e 2017 marr 22 mandate. Po të kisha në krahë PD, se unë kisha PS, ishte Edi Rama për kryeministër. Kjo që bëjmë ne kalkulim numrash, i bie që të kem 22 deputetë dhe më humbasin 3 mijë vota. Qark i vogël është Dibra dhe Gjirokastra, unë jam me 17 mijë vota. Votat në Peshkopi i ka marrë Hajri Laçi. Dhe nuk guxon kush t’i bëjë karshillëk. Ka një problem që heqja e dy mandateve qoftë të Gjirokastrës, qoftë në Dibër, mund të jetë 2, 2, 1. Por në Tiranë i ke dy mandate që i shkojnë automatikisht LSI-së. Me ligjin e ri marr 6 mandate, që unë nuk marr 6. Do shikoni festival. Më thoni një socialist që po bën fushatë në Tiranë. Fushata e PS është duke thirrur një nga një votat e LSI-së. Unë dyshemenë e kam 34 mandate.
Për mua fitore është kjo (tregon programin). Nuk i bëhet vonë shqiptarëve as për Monikën, as për Lul Bashën. Shqiptarëve iu intereson kush do iu rrisë të ardhurat atyre. Se çfarë bën Monika është tjetër gjë. Mua më interesojnë 5 prioritetet kryesore. LSI është rritur sepse ka qartësuar vizionin e saj për të ardhmen, për të tashmen dhe të shkuarën. Një parti që ngrihet mbi gabimet e saj dhe pranon reflektimin, gabimin rritet.
Unë kam sondazhet e mia. Kur ka bërë sondazhe LSI në 2004 ky mjeshtri nuk e ka ditur çfarë janë sondazhet. Sigurisht i besoj sondazheve. Shqipëria shtëpia juaj ka dalë si rezultat i sondazheve. Këto 5 prioritete kanë dalë si rezultat i sondazheve. Ju këto se këto 5 prioritete më pëlqejnë mua? Jo, vijnë si rezultat i sondazheve, i analizave, i fokus grupeve. Kodi Zgjedhor favorizon jashtëzakonisht LSI-në. Detyron PD-në të dalë në terren më shumë se më përpara. Mendoj se është shumë i rëndësishëm kontakti me njerëz. Megjithëse je me më pak veta në tavolinë, është më efektiv e më produktiv. Kjo është një nga arsyet që programi i LSI-së ka qenë më realist këtë radhë.
TVSH zero nuk do të thotë se nuk ke TVSH, e ke TVSH zero dhe unë rris prodhimet ‘made in Albania’”, deklaroi Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb