Nga foltorja e parlamentit ku listoi arsyet se pse sipas tij janë të rëndësishme ndryshimet në Kodin Penal, e ku shprehu bindjen se Ilir Meta, të cilin e konsideroi si bashkëkryetar të Opozitës në Presidencë nuk do t’i dekretojë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se amendamenti që sanksionon penalizim për të vajtur në vendet e SHBA dhe BE, do të tërhiqet nga votimi i sotëm.

“Në respekt edhe me deputetët e opzoitës, kemi menduar që ky amendament të mos diskutohet sot. Se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit të thërrasin mendjen. Ky do të tërhiqet, kemi ligje të tjera që kanë rregulluar këtë politike, sepse dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë e bëjnë politikanë të dështuar, e për ata politikanë të dështuar ne kemi ligjin për dekriminalizimin. Kush dënohet për krim zgjedhor, nuk kandidohet më, kush bën krime elektorale nuk mund të jetë më i zgjedhur nga populli.

Sot pas një konsultimi shumë produktiv me ju kemi arritur në këtë pikë. Shtatori po vjen, sic na takon të mbajmë fjalë hapëse, na pret një punë shumë intensive për ndryshime në kodin zgjedhor,

Nuk është sistemi zgjedhor problemi, kemi një sistem të mirë, por na duket një kod që mos të kemi më problematika që kemi hasur gjithë këto vite.” -u shpreh ndër të tjera Balla.

Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale për 30 qershorin, kryeministri Edi Rama kërcënoi disa herë opozitën dhe mbështetësit e saj, se do të penalizoheshin me udhëtime drejt SHBA e vendeve të BE-së në rast se do të kryenin krim elektoral

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb