Pas kthimit të pritshëm të Kodit zgjedhor nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në Kuvend dhe deklaratave të tij ka reaguar sekretari i përgjithshëm i PS-së dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ai tha nga Elbasani se Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat dhe se tani nuk ka asnjë ditë për të humbur.

Teksa nuk munguan etiketimet ‘mistres’ dhe ‘hileqar’ për Presidentin, Balla tha se puna shpjeguese për qytetarët do vijojë dhe Kodi Zgjedhor i ka dhënë më shumë fuqi popullit.

“Lidhur me dekretin e Presidentit Meta për refuzimin e Kodit Zgjedhor, më vjen keq që Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat parlamentare, por s’kemi asnjë ditëpër të humbur, Kodi Zgjedhor ka transformuar tërësisht qasjen dhe i ka dhënë më shumë fuqi popullit, jo vetëm për të zgjedhur partinë politike, por edhe kandidatin që dëshiron.
Çdo lloj vonese, e shkatuar për shkak të një presidenti mistrec dhe hileqar, unë besoj që ne kemi të gjitha mundësitë të vijojmë punën sensibilizuese dhe shpjeguese ndaj qytetarëve. Këtu një rol të rëndësishëm merr KQZ në formulën e re komisioneri, enti apo këshilli i ankesave. Por këtu është një moment shumë i rëndësishëm t’u shpjegojmë qytetarëve shqiptarë se Reforma Zgjedhore e cila mori shumë kohë, gati 3 vite, është një sukses i cili ka garantuar, që zgjedhjet e 25 prillit, padyshim janë të lira dhe demokratike, por pas shumë viteve qytetarët shqiptarë kanë mundësit të kenë dy vota (dy gishta) meqënëse ky është edhe simboli që Presidenti i Republikës po përpiqet t’ja vjedhë Partisë Demokratike”, deklaroi Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb