Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka bërë një replikë me Ralf Gjonin pasi ky i fundit i kujtoi sherrin në korrik për lojëratë me ndryshimet kushtetuese.

Valteri thotë se ndryshimi i tij me Gjonin është se nuk pati kurrë pritshmëri nga mazhoranca dhe se ndoshta në fund opozita parlamentare do të marrë një faturë për guximin që mori për ndryshimet kushtetuese.

Ai e pranon se tashmë mazhoranca i ka bërë listat më të mbyllura se çfarë janë por kujton në 25 prill njerëzit do zgjedhin mes Valterit dhe atyre që u kanë vjedhur e mashtruar.

 

”I nderuar Ralf, i vetmi ndryshim mes meje dhe teje është që unë s’kam pasur kurrë pritshmëri nga këta. Ndoshta marrim dhe një faturë, që PS bashkëpunoi me Lulin, Monën, dhe i mbyllën më shumë seç ishin.

Po unë s’jam që po doli djalë është imi, vajzë është i këtyre. Unë e pranoj sido që të jetë. Më 25 prill njerëzit do zgjedhin mes meje dhe një njeriu që ka vjedhur. Mes meje dhe një njeri që i ka mashtruar çdo 2 vjet. Nëse kam bërë faj që guxova, atëhere më falni se është faji më i vogël që kam guxuar.”- tha Valteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb