Rey Manaj është mungesa e madhe e Edy Reja-s për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve. Manaj po kalonte një moment të mirë, ku me Spezia arriti të mbijetonte në Serie A, ishte një nga aktorët kryesor në sukses. Klubi gjithashtu duket i kënaqur me paraqitjet e sulmuesit kuqezi, për këtë arsye janë të gatshëm të blejnë kartonin e tij:

“Po e konfirmoj, Spezia po negocion me Barcelonën për të blerë kartonin tim. Ndihem mirë te Spezia por duhet të shohim gjithashtu se çfarë projekti ka ekipi”, u shpreh Manaj, autor i 5 golave këtë sezon, duke u kthyer më pas edhe një herë te aventura e tij e shkurtër me Barcelonën:

Manaj
Manaj

“Koeman më thoshte se nëse do të qëndroja do të isha mbrapa hierarkisë, por mund edhe të qëndroja dhe të prisja shansin tim. Me dëmtimet e shumta që ndodhën në ekip mund të kisha pasur hapësira. Di që Koeman fliste mirë për mua, është sjellë gjithnjë mirë me mua dhe i jam falënderues”, u shpreh Rey Manaj në një intervistë për Ser Catalunya.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb