Holanda ka mbetur pa trajner teksa Ronald Koeman u largua brenda disa ditësh për të firmosur menjëherë për Barcelonën.

Tulipanët po nxitojnë për një teknik dhe duket se e kanë gjetur atë. Frank de Boer pritet të jetë në krye të stolit të Holandës, raporton Telefgraaf.

Zyrtarizimi i tij gjthsesi nuk pritet me entuziazëm për shkak të aventurave të tij të mëparshme.

De Boer si lojtar ka spikatur teksa ka shkëlqyer me Ajax dhe Barcelonën, kurse si trajner bëri mirë vetëm në Holandë.

Në Premier League me Crystal Palace dhe në Itali me Interin De Boer zhgënjeu totalisht, ndërsa më pas provoi një eksperiencë thuajse 3-vjeçare në SHBA me Atlanta United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb