Nga: ENEIDA CAKERRI

kofshë pule
1 qepë
1 filxhan niseshte
3 lugë gjalp
3 lugë vaj ulliri
150 ml. verë e bardhë
2 lugë salcë kosi
2 lugë lëng limoni
1 lugë kaperi
1 lugë rigon
Kripë
Piper i zi

Kofshëve të pulës u shtojmë kripë dhe i lyejmë me niseshte. I skuqim në vaj ulliri sa të marrin ngjyrë të artë. I heqim dhe në tigan shtojmë qepën e grirë në kubikë. E skuqim deri sa të zbutet dhe shtojmë verën. Gatuajmë sa të avullojë alkoli dhe e kalojmë në mikser bashkë me rigonin dhe lëngun e limonit. E grijmë deri sa qepa të ketë shkrirë totalisht. E kalojmë në tigan dhe shtojmë kofshët e pulës. I ziejmë rreth 15 minuta dhe shtojmë salcën e kosit duke tundur tiganin. Shtojmë kaperin, piperin si dhe pak kripë. I gatuajmë për 1 minutë dhe i servirim me feta limoni të holla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb