E besoni apo jo por Pep Guardiola lan sërish duart më Champions League, sërish në mënyrë të papritur, teksa Real Madrid e përmbysi në shtesë. Nuk është herë e parë që Pep Guardiola largohet në këtë mënyrë, me kokën poshtë, aq sa Champions League tani po i kthehen në mallkim.

Është e vështirë për ta shpjeguar se si një nga trajnerët më të mirë në botë, në drejtimin e një prej ekipeve më të mira në botë, vijon të dështojë në këtë mënyrë në Champions, nuk fiton që nga viti 2011 me Barcelonën.

New Project 2021 04 17t065819.589
New Project 2021 04 17t065819.589

Në fakt, mediat kthehen pas në kohë, duke i dhënë një shpjegim jashtë logjike, por që lidhet me një episod, me një deklaratë të bërë nga Dmitri Seluk, agjenti i Yaya Toure.

279520569 10158776519640936 7936593607529489149 N
279520569 10158776519640936 7936593607529489149 N

Pas divorcit të bujshëm mes palëve, agjenti i Toure u shpreh se “shumë shamanë do të bëjnë çmos që Pep Guardiola të mos e fitojë më Champions League, do të jetë mallkimi afrikan për të, koha do të më jap të drejtë”, u shpreh në 2018 agjenti i Toure, në fakt koha deri tani po i jep të drejtë, Champions për Guardiolën po kthehet në mallkim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb