TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi sot se për shkak të kohës së keqe, kanë dalë jashtë pune disa nënstacione e linja furnizimi.

Kështu janë pa energji komunat Zall-Dardhë, Reç, Lurë, Sllovë, Kala e Dodës, Pishaj, Sulte, Gjegjan, Krahës, Qesarat.

Mësohet se ka pësuar defekt linja 35 kW Korçë-Gjanç, çka ka sjellë edhe ndërprerjen e energjisë për komunat Voskop, Leksa, Vithkuq.

Ndërkohë që nga raportimet mësohet se edhe Kukësi dhe Hasi janë pa energji elektrike. Gjithashtu edhe disa komuna të Librazhdit, për shkak të dëmtimit të disa shtyllave të rrjetit të mesëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb