SHBA- Në lidhje me informacionet që po qarkullojnë se ylli i televizionit amerikan Oprah Winfrey po shqyrton mundësinë e kandidimit për presidente të SHBA-ve në vitin 2020, ka reaguar shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili ka deklaruar se nuk pret që ajo të hyjë në garë.

“Unë nuk mendoj se ajo do të kandidojë. Unë e njoh atë shumë mirë”, tha Trump gjatë një takimi me ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka shtuar se nuk e ka frikë konkurrencën e Oprah, pasi ka theksuar se “do ta mundte edhe atë”, ndërsa ka shtuar se gara me të do të ishte shumë zbavitëse.

Megjithatë, Trump nuk ka lënë pa përmendur shfaqjet televizive të Winfrey, të cilat i ka cilësuar si jashtëzakonisht të suksesshme. Në fjalën e saj Winfrey tha se tani është koha për të vendosur aty ku duhet figurën e gruas. Spekulimet rreth kandidimit të saj për presidente të SHBA-ve kanë filluar të qarkullojnë pas fjalimit të saj në “Golden Globe”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb