Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi një ditë para protestës së 11 shkurtit, iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit.

Blushi theksoi se 11 shkurti është dita e bashkimit të qytetarëve, ndërsa e cilësoi si ditë të demonstrim ndaj revoltës.

DEKLARATA E BLUSHIT
Sirenat e zemërimit dhe të urrejtjes mbarëpopullore ndaj Qeverisë më hajdute dhe më të inkrimuar në kontinent po bien më fort se kurrë.
Numërimi mbrapsht për largimin përfundimtar të së keqes të personifikuar nga Edi Rama dhe sekti i “Rilindjes” ka filluar.
Hajdutët, me emër dhe mbiemër, janë identifikuar shumë qartë. Tani ka ardhur koha për ndëshkimin e tyre më të rreptë.
11 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij!
Është dita e bashkimit të shqiptarëve kundër së keqes, hajnisë, krimit, mjerimit dhe shpopullimit!
11 shkurti do të jetë demonstrimi demokratik i revoltës së shpirtit qytetar, i solidaritetit dhe i angazhimit mbarëpopullor përballë krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë, përballë arrogancës, arbitraritetit dhe dhunës, për t’i thënë ndal armikut më të egër të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, këtij armiku të demokracisë, pluralizmit politik dhe shtetit ligjor, këtij tradhtari të çdo interesi kombëtar, që kaq egërsisht po e shpopullon, po e rrënon dhe po e falimenton Shqipërinë.
Ejani të gjithë nesër në Tiranë, sepse 11 shkurti është dita e shpirtit qytetar, është dita e fuqisë së solidaritetit qytetar dhe e fitores mbi të keqen e personifikuar tek Qeveria e krimit dhe korrupsionit dhe tek Kryeministri i saj.
Shqiptarët më shumë se kurrë, kanë vendosur të jenë zot të vetes, fateve dhe së ardhmes të tyre.
Ftohen të gjithë shqiptarët që ndihen të shtypur dhe të grabitur nga Qeveria mafioze e Edi Ramës.
Të gjithë shqiptarët që mbijetojnë në kufirin e mjerimit dhe të varfërisë!
Të gjithë të rinjtë dhe të rejat që vuajnë papunësinë, ndjejnë pasiguri dhe nuk shohin asnjë të ardhme në vend.
Të gjithë pensionistët, që nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet dhe jo më faturat e dritave dhe ujit që kanë shkuar në stratosferë.
Të gjitha bizneset që kanë falimentuar dhe mezi po mbijetojnë për shkak të taksave të larta.
Të bashkohen nesër në Tiranë në protestën më madhështore që ka njohur ndonjëherë vendi ynë.
Shqipëria është mbi gjithçka!
E ardhmja jote dhe e familjes tende është mbi cdo gjë.
Vetem Ti ke fuqinë ta largosh kryeministrin:
Që shet interesat kombëtare

Që asgjëson pluralizmin dhe demokracinë
Që debon shqiptaret
Që vjedh pa u ndalur
Që varfëron shqiptarët e ndershëm
Koha është tani!
Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë!
Tani fjalën e ka populli, ai vendos!
Në 11 shkurt është dita e vendimit të madh mbarëpopullor!
Të gjithë nesër, në ora 12:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb