Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli deklaron se PD duhet të afrojë pranë saj figura intelektuale, me integritet dhe të pakorruptuar.
Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në Neës24, Topalli tha se koha është tani që partia më e madhe e opozitës të ketë në gjirin e saj njerëz të pakorruptuar dhe intelektualë të përgatitur e me vizion.
Ish-nënkryetarja e PD thekson se qeveria e ardhshme nëse opozita do të fitojë zgjedhjet e 11 majit, kërkon figura që i shërbejnë vendit dhe nuk kanë për synim të përfitojnë.
“Është rasti dhe mundësia që PD duhet të krijojë një ekip me vlera njerëzore, intelektuale, me intergitet dhe të besueshëm, për të qenë në grupin parlamentar dhe qeverinë e ardhshme, për të marrë besimin e qytetarëve. Koha është tani. Në politikë kërkohen njerëz të pakorruptuar, intelektualisht të përgatitur, me vizion, ndërgjegje shoqërore dhe që do t’i shërbejnë vendit dhe jo t’i marrin atij”, u shpreh Topalli.
(BalkanWeb)