AFGANISTAN

Drejtori i CIA-s, William Burns ka takuar fshehurazi në Kabul liderin e talebanëve, Abdul Ghani Baradar sipas The Washington Post.

Koha tashmë nuk premton pasi 31 gushti duket një afat mëse i pamundur për të përmbyllur evakuimin e të gjithëve nga Afganistani

SHBA, Gjermania dhe Franca kërkojnë shtyrje të afatit, por talebanët një ditë më parë e kanë bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë evakuim pas 31 gushtit dhe nëse shkelet marrëveshja atëhere do të ketë pasoja.

Një takim mes tensionesh pritet të mbahet sot mes liderëve të G7, teksa Amerika pritet të jetë shënjestra. Kanadaja nga ana tjetër ka dalë e qartë me vendimin e saj se nuk ka për t’i njohur talebanët dhe është e hapur për t’i vendosur sanksione sepse janë terroristë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb