Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, e ka cilësuar si katastrofale, situatën e COVID-19 në vend. Përmes një statusi në “Facebook”, Shehu thotë se në fshatin Picar të Gjirokastrës, situata e koronavirusit është tepër alarmante.

Sipas tij, fshati është mbushur me pacientë COVID, bombola oksigjeni etj. Po ashtu, mes rreshtash, Shehu tregon pikat që duhet ndjekur, për të kaluar këtë situatë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Gjendja mjekesore e epidemiologjike e Gjirokastres, katastrofale!
Mbreme, ndersa Rama e Qeveria po spekullonin ne media, ne Picar konfirmova ate per te cilen isha informuar, nje situate jashte cdo kontrolli!
Fshati i mbushur me paciente Covid, bombola oksigjeni, perfuzione venoze qe kerkohej te aplikoheshin neper shtepi, etj!!

Kjo gjendje shtrihet dhe ne shumicen e Qarkut te kthyer ne nje “spital” te madh.
Qarku i Gjirokastres e Shqiperia po vuajne deshtim e plote te Rames:
Pa mbeshtetjen e duhur mjekesore ndaj pacienteve!
Pa rimbursim te shpenzimeve te larta te mjekimit.

Me laboratoret publike te atrofizuara…cdo gje te privati me pagese.
Ose paguaj ose vdis, kjo eshte alternativa!

Spitali i Gjirokastres vazhdon me “dyer te mbyllura” per keta te semure, qe absolutisht kane nevoje per ndihme mjekesore te kualifikuar.
Nga reth 50-60 egzaminime scaner te pulmonit te realizura ne dite aty, 40-50 dalin pozitiv per Covid!
Ndersa testimet PCR vazhdojne me “pikatore”, pra nuk tregojne asgje, duke fshehur dhe shkakun e vertete te vdekjeve ne rritje.

Sa per vaksinat, jemi 8 here nen mezataren e Botes, ne fund te saj.

Ne keto kushte tragjike, duhet nje mbeshtetje urgjente:

—Rritje eksponenciale e testimeve PCR me liberalizim te testeve te shpejta.

—Mbrojtje e aktivizim real e i gjere i mjekut te familjes e sistemit paresor.

—Venia ne eficience e kapaciteteve laboratorike publike ose rimbursimi i shpenzimeve te privati, se bashku me ato te mjekimit.

—Aktivizimi i plote i spitalit te Gjirokastres ne kete perballje etj.

Ne rast te kundert perkeqesimi eshte i pashmangshem!

Koha nuk pret deri me 25 Prill, duhet vepruar sot, menjehere!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb