Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ka bërë thirrje qeverisë që të miratojë dhe të shpërndajë bonuse ushqimore për të moshuarit dhe familjet në nevojë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Panariti thekson se koha nuk pret.

Sipas Panaritit, ushqimi i balancuar është përforcimi dhe barrikadë ndaj sëmundjeve.

MESAZHI I PANARITIT
Koha nuk pret!
Te miratohet dhe shpërndahet një pakete bonusi ushqimor per te moshuarit dhe familjet me ndihme sociale.
Menjehere qe tani dhe gjithë vitin ne vazhdim.!
Per te luftuar keq ushqyerjen si baze e thyerjes se imunitetit dhe premise e shperthimit te virozave te njerezit tane.
Te ushqejmë sa më plotë dhe mire, grupet me kritike dhe me te pamundur te popullit tone.
Te pakten dhjete mije lekë te rinj ne muaj, per nje pakete ushqimore te balancuar energjitike, proteinike dhe vitaminike..
Amerika, kete e ben edhe ne kohe normale, per familjet me te ardhura të pakta. Per kete ajo ka sistemin federal të food stamps (tallon ushqimor) te miratuar nga departamenti i Bujqesise.
Ne ta fillojmë te pakten ne situate të jashtëzakonshme.
Nuk mbrohemi nga virozat, vetem me izolim, karantinë e shtetrethim por edhe me perforcim!
Ushqimi i balancuar eshte perforcimi! Eshte barrikade ndaj semundjeve!
Paketen ushqimore ta ndertojne nutricionistet dhe ta zbatoje pushteti lokal, i cili i ka listat e familjeve ne asistencë dhe të moshuarve.
Ministria e Bujqësisë, te heqe kufirin e poshtem te subvencionit per numer krere te blegtorisë..
Te mos perjashtohet askush nga mbeshtetja, as ai qe ka pese apo dhjete lope apo dele e dhi.
Te hiqen TVSH per prodhimin bujqesor vendas deri ne fund te ketij viti! Pa hezitim!
Koha eshte tani!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb