Përfaqësuesi i Kosovës që luan te Werder Bremeni, Milot Rashica u shndërrua në “hero” të skuadrës pasi ishte ai që siguroi fitoren. Përballja Hannover 96 – Ëerder Bremen u mbyll dje në shifrat 0-1. Rashica shënoi në minutën e 36-të, duke e kaluar klubin në avantazh.

Rashica po gjen veten në klubin gjerman dhe kjo është hera e dytë, që goli i Rashicës është vendimtar për fitoren e klubit. Klubi i kosovarit renditet në vendin e tetë në klasifikimin e përgjithshme me 25 pikë në total.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: