Në një lidhje live në rrjetet sociale, ish-trajneri i Tiranës Emmanuel Egbo ka folur për herë të parë pas shkarkimit.

Pasi ka kaluar shumë vite me bardheblutë si lojtar, trajner i portierëve dhe kryesor, Egbo thotë se tashmë është koha për të pushuar pak, por Tiranës nuk mund t’i thotë lamtumirë.

Po ashtu ai shton se nuk ka për të folur kurrë keq për Tiranën teksa përmend edhe ndeshjet më emocionuese që kaloi si trajner me bardheblutë.
Fitorja 2-1 pas 6 vitesh me Partizanin, ajo 5-1 po ndaj të kuqve si dhe triumfi ndaj Kukësit që çoi Tiranën në vendin e parë kanqe qenë ndër ndeshjet që i kanë lënë mbresa nigerianit.

“Është koha për të pushuar pak, më pas të shikojmë si do shkojnë gjërat. Unë tani jam trajner futbolli. Unë jam mirënjohës për të gjithë tifozët e Tiranës. Mirënjohës për atë që kanë dhënë për këtë ekip, që për mua është më i madhi në Shqipëri. Unë e kam thënë gjithmonë që ju jeni lojtari i 12, sidomos në sezonin e kaluar, kur fituam titullin kampion. Jam këtu për të falënderuar klubin, duke filluar nga presidenti deri te punëtorët. Të gjithë që ishin pjesë e ekipit.

Tifozët? Tirana është klubi i zëmrës suaj dhe ju duhet ta mbështesni atë gjithmonë. Nuk jam i befasuar nga komentet pozitive. Klubi është më i madh se çdo njeri, ju duhet ta mbështetni, nga çdo cep i Shqipërisë. Shpresoj që do të vazhdoni me mbështetjen ndaj ekipit. Kurrë nuk mund të them lamtumirë, sepse nuk i dihet. Jam mirënjohës për çfarë kam arritur me këtë klub, nuk mund ta flas keq për këtë klub. Unë jam i njëjti Egbo që ju keni njohur nga fillimi. Uroj që ky klub të vazhdojë të ecë përpara.

Ka qenë emocion i paparë për mua, ndeshja me Partizanin dhe Kukësin, kanë qenë disa ndeshje ku kemi pasur emocione pafund, që nuk besoj se do të përsëriten përsëri, ndeshjet që i kemi fituar me djersën tonë. Unë e kam thënë gjithmonë që për mua i rëndësishëm do të jetë grupi. Pavarësisht nëse mund të ketë lojtarë me teknikë të madhe, përsëri unë mendoj se gjithçka arrihet në grup dhe duhet të punojnë të gjithë bashkë. Kur një grup është bashkë, atëherë ky është lojtari më i mirë.

Ofertë nga Nigeria? Është vendi im, origjina, është si thirrje për shërbim ushtarak që do e bëjë çdo kush. Do isha gati t’i jepja një shërbim vendit tim, pse jo. Oferta normale që kam pasur dhe do të ketë.

Ka shumë ndeshje të paharrueshme. Sezonin e kaluar ishte ndeshja ndaj Partizanit ku fituam 2-1 pas 6 vitesh, kjo ka qenë një nga ndeshjet më të bukura dhe më emocionale. Po ashtu edhe fitorja 5-1 në derbi, por edhe fitorja ndaj Kukësit ku arritëm të dilnim në vend të parë. Ka qenë emocion i paparë për mua, ndeshja me Partizanin dhe Kukësin, kanë qenë disa ndeshje ku kemi pasur emocione pafund, që nuk besoj se do të përsëriten përsëri, ndeshjet që i kemi fituar me djersën tonë. Shpresoj që Tirana të fitojë kampionatin, por ka edhe shumë skuadra të tjera në luftë për titullin”, u shpreh Egbo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb