Mesut Ozil është larguar nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare. Lajmin e ka dhënë vetë turku, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ozil e mbyll kështu me lojën më të bukur në botë si një kampion i vërtetë, pasi ka mbajtur veshur fanellat e Schalke, Ëerder, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, e Basaksehir.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm po shpall tërheqjen time nga futbolli profesionist. Kam pasur privilegjin të jem futbollist profesionist për gati 17 vjet dhe i jam tepër mirënjohës. Në javët dhe muajt e fundit, pasi pësova disa dëmtime, u bë e qartë se ishte koha për t’u larguar.

Ishte një udhëtim i mrekullueshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Faleminderit klubeve të mia, Schalke, Ëerder, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe trajnerët e mi që më mbështetën dhe shokët e mi të skuadrës që u bënë miqtë e mi”, shkruan Ozil.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb