Laçi është kthyer në pengesën më të madhe të Vllaznisë këtë sezon, i vetmi ekipi që i ka marrë shkodranëve gjashtë pikë të plota. Situata është pak më ndryshe në këtë përballje të tretë sezonale, Brdaric do të ishte i kënaqur edhe me një pikë në këtë transfertë ku Vllaznia nuk njeh fitore prej 7 vitesh:

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duam të bëjmë maksimumin. Laçi është i vetmi ekip të cilëve nuk i kemi marrë asnjë pikë por nesër do ia dalim. Kam besim për këtë. E rëndësishme mbi gjithçka është loja e nesërme ndaj Laçit, pasi kemi edhe shumë ndeshje të tjera. Gjendja e lojtarëve nuk është e keqe dhe do të shpresojmë për rezultat pozitiv”.

Jo vetëm në kampionat, Laçi i sfidon edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Brdaric nuk preferon të zgjedh, dëshira është e madhe për të fituar gjithçka këtë sezon:

“Dëshira e të gjithëve është të fitojmë të dy trofetë. Kemi shumë detyrua dhe probleme përpara, të shikojmë si do të shkojë”.

Në këtë sfidë kundër Laçit të shtunën, trajneri Brdaric ka në dispozicion grupin e plotë, përjashto Eni Imamin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb