TIRANE

Në fjalën e tij në forumin ekonomik të Tiranës, kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos flasë me shifra konkrete sa i takon shtyllave të ekonomisë në vend, për të cilat tha vetëm se kanë shënuar rritje, por preferoi të ndalet në sfidat e së ardhmes.

Rama komentoi gjithashtu disa problematika që adresuar përmes sistemit të fiskalizimit ndërsa paralajmëroi një sulm ndaj krimit të organizuar i cili sipas tij do të ndajë bizneset legjitime nga ato kriminale.

“Në një ditë shumë të mirë për historinë shqiptare, 100 vite më parë, kishim kongresin e lushnjes, që është një ngjarje shumë e rëndësishme në rrugëtimin drejt ndërtimit të shtetit tonë, që i ka sytë nga perëndimi sa i përket zhivillimit.

Dua të falënderoj të gjithë ata që janë bashkuar në këtë forum, që dy vite më parë, nëse e mbaj mend mirë, pati një fjalim edhe nga ambasadori i BE, i cili përmendi kohët e trazuara që po kalonte bota atë kohë dhe që janë akoma duke i kaluar me shumë kriza në shum vende. Me BE si një pikë të fuqishme reference për ne. Shpresoj që ky vit të jetë i mirë si për BE edhe për Shqipërinë edhe për rajonin, fqinjët tanë, e marrëdhëniet tona me to. Besoj se kjo mund të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë.

Por, së pari më lejoni të shpreh një dëshirë, kur bëhet fjalë për hapësira në të cilat ekonomia është në qendër të takimeve dhe njërëzit mblidhen për të sjellë ide. Ky forum në Tiranë, është modeluar pak a shumë si forumi i Delfit, por ideja ime e sotme është të përforcojmë bashkëpunimin me forumin e Delfit dhe të përfitojmë nga dija e tij e të zmadhojmë forumin e Tiranës, dhe të kuptojmë si të ndërlidhen këto dy forume. Kjo është thjesh një ide që shpresoj të merret në konsideratë dhe nëse arrijmë ta bëjmë diçka të tillë, mund ta fusim forumin e Tiranës më tepër në hartë, dhe në një farë mënyre bëhet destinacion për nëpunësit civil. E di shumë mirë që kur vjen puna te ekonomia ka gjithnjë disa hile, sepse njerëzit nuk i hanë statistikat dhe me të drejtë s’duan të krahasojnë më pikën ku ishin po ku duan të jenë, dhe kjo nuk është e thjeshtë.

Në fjalimin e përgatitur ka shumë shifra, dhe nuk do rrezikoj t;i përmbend, por mund të them se në cdo shifër kemi patur përmirësime.

E di që menjëherë njerëz që ndjekin këtë do thonë PO, sepse popullta është ulur, njerëzit janë larguar, por JO, sepse numri i papunësisë nuk vjen nga numri i personave që jetojnë tani në Shqipëri. Në një tjetër shifër e rëndësishme lidhet me investimet kemi nevojë për investime, por kemi progres, kemi rritje të investimeve, e më tëj. Por me lejoni të flas për sfidat. Më lejoni të thkesoj se e kuptoj fare mirë, se duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, duhet të përmirësojmë sjelljën e administratës tonë, sidomos atë që lidhet me veprimtaritë e biznesit. Jam optimist që do të kemi rezultate të qenësishme, sa i takon dixhitalizimit për njerëzit në biznes. Plani është që brenda 2020 të kemi 95% të shërbimeve të dixhitalizuara. Faza tjetër është që gjithçka të transferohet në internet, edhe licensa e dokumentacioni të vi përmes internetit. Ata do të paguajnë nga xhepi për cdo vonesë ndaj cdo personi që kërkon një dokument.

Hapi i dytë që do të ndryshojë shumë, do të jetë fiskalizimi që do të nisë të zbatohet së shpejti dhe do të sjellë rezultate të rëndësishme brenda këtij viti që transaksionet të bëhen në internet. Sot jemi larg, sepse në sistemin tonë nuk kemi transparencë sa i përket transaksioneve nga biznesi në biznes. Kjo do të thotë që ka shumë hije në këtë veprimtari, me fiskalizimin do të shohim cdo veprimtari në internet e cila shkon përmes një truri dixhital nën monitorimin e administratës fiskale. Kjo do të sigurojë transparencë. Hapi i dytë është sistemi i gjurmimit e kërkimit, nga produktet e akcizës e produketet ushqimore, ujin e pijshëm e barnat. Cdo pikë karburanti që del nga rrjeti i shpërndarjes do gjurmohet.

Këto janë lajme të mira dhe jam i lumtur se pas kaq shumë vitesh punë, jemi gati të marrim frytet e asaj që kemi krijuar. Gjithcka do ndryshojë situatën për korrupsionin, rryshfetet.

E dimë që një nga faktorët më problematikë është krimi organizuar dhe zhvatja, do të bisedojmë për një marrëveshje kundër krimit, duke i kërkuar cdo personi të dënuar deri tani të provojë që asetet që ka vijnë nga biznese legjitime, ndryshe të gjitha do të merren. Pra është një mesazh si biznesin e ligjshëm edhe të paligjshëm.  Biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shume veshtiresi, ka ardhur koha ti shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjera negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund

E pesta, është bashkëpunimi rajonal. Do të doja të zhvilloja një diskutim të mëtejshëm, për të fokusuar forumin ekonomik të Tiranës në përmirësimin e ekonomisë tonë të rajonit. Ne jemi tregje të vegjël nëse nuk jemi të ndërlidhur” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: