“La Gazzetta dello Sport” bën bilancet e Milan, shpjegon situatën e rinovimeve me disa nga titullarët më e kuqezinjve. Sipas të përditshmes italiane, situata me Theo Hernandez është shumë e qartë, francezi pavarësisht se ka shumë kërkesa, do të firmos rinovimin e kontratës me Milan brenda ditëve në vijim, ideja është që ta bëjnë zyrtare brenda 31 janarit.

Milan
Milan

Rinovimi i Hernandez pritet të pasohet me dy rinovime të tjera, atë të Rafa Leao dhe Ismael Bennacer.

Asgjë të re në lidhje me Franck Kessie, lojtari nuk ka dhënë sinjale se dëshiron të rinovojë, por edhe ofertat në drejtim të tij mungojnë, kjo për vetë faktin se mesfushori në fund të sezonit do të largohet me parametra zero.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb