Kohë sugjerimesh te PSG. Kampionët e Francës kanë bërë disa afrime në skuadër, por nuk është e thënë që për ta të ketë përfunduar merkato.

Kështu, sipas asaj që shkruan Media Foot, sulmuesi i parisienëve Kylian Mbappe i ka sugjeruar drejtuesve blerjen e Marcus Rashford. Sipas lojtarit me pashaportë franceze, ylli i Manchester United është i duhuri për ofensivën dhe do shtonte jashtëzakonisht shumë vlerat sulmit.

Për 24 vjeçarin Rashford do të ishte hera e parë për të që ndërron skuadër, pasi gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka lëvizuar nga Old Trafford.

78

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb