Ish-deputeti i PD Agron Shehaj me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria Rama edhe në kohë tragjedie, nuk prek aspak paratë e oligarkëve.

Shehaj thekson se Rama fare mirë mund të anulonte disa koncesione, sipas tij korruptive dhe t’i dërgonte këto para për të prekurit nga tërmeti, por kryeministri ka zgjedhur që të përkrah oligarkët dhe të financojë luksin qeveritar.

  • foto galeri

Postimi i Agron Shehajt:

10 mijë persona të pastrehë kanë mbetur nga tërmeti, raporton Zëri i Amerikës. Për t’i strehuar do të duhen rreth 2 500 apartamente. Me një kosto mesatare ndërtimi prej rreth 40 mijë euro për apartament, kostoja totale për ndërtimin e banesave për strehimin e të gjithë të prekurve është rreth 100 milionë euro.

Ndërkohë, 110 milionë euro do t’i paguhen dëmshpërblim nga paratë e njerëzve Becchettit pasi Edi Rama mbylli median që ekspozonte korrupsionin e tij.

Të paktën 100 milionë euro do shkojnë si kosto e fryrë korruptive në secilin nga koncesionet e Rrugës së Arbërit, Rrugës Milot-Balldren. Më shumë para do të shkojnë për koncesionet korruptive me kompani guackë të incineratorëve. Të paktën 100 milionë euro është fryrja e kostove në koncesionet e shëndetësisë, gjysma e tyre me kompani offshore. Ndërkohë, luksi dhe kapriçot e Kryeministrit u kanë kushtuar shqiptarëve mbi 500 milionë euro në fasada ndërtesash qeveritare, makiazhe sheshesh, makina, mobilje, udhëtime.

Edi Rama është një kryeministër i korruptuar, ka vjedhur me PPP me kosto të fryra, ka vjedhur me tendera ( Unaza e Madhe) dhe ka vjedhur me kompanitë guackë e offshore.

Në këtë kohë tragjedie, Kryeministri ka deklaruar se koncesioneve dhe oligarkëve nuk do t’u preket asnjë qindarkë. As luksi qeveritar nuk do ndërpritet. Për njerëzit pa shtëpi dhe pa mundësi; duke parë e duke bërë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb