Kamala Harris do të bëjë historinë si gruaja e parë me ngjyrë, dhe aziatikja e parë që do të jetë Zëvendës President në SHBA.

Përveç kësaj, Harris do të betohet nga Gjykatësja e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor, gjykatësja e parë hispanike në historinë e kësaj gjykate.

Sotomayor u emërua në Gjykatën e Lartë nga ish Presidenti Barack Obama në 2009. Ashtu si Harris, Sotomayor theu barrierat gjatë gjithë karrierës së saj. Ajo është gjykatësja e tretë femër në historinë e Gjykatës së Lartë të SHBA dhe ishte personi i parë hispanik që u emërua në karrigen federale në New York.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: