Nga: Dorjana Bezat

TIRANË- Përveç shumës prej 5 milionë lekë që Policia e Shtetit vuri në dispozicion të qytetarëve që do të jepnin informacion të vlefshëm për vendndodhjen e Kelment Balilit një shumë e konsiderueshme është dhënë edhe për informatorët sekret të policisë.

Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan për “BalkanWeb” dhe “News 24” se janë ofruar 30 mijë euro si shpërblim për çdo informator që mëson vendndodhjen e Kelment Balilit të njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Vetëm 24 orë pasi policia bëri publik shpërblimin për qytetarët, në numrin e saj kanë ardhur një mori telefonatash ku jepej informacion në lidhje me lëvizjet e personit të shpallur në kërkim.

Policia po i përpunon këto informacione megjithëse për momentin nuk ka asgjë konkrete. Informacionet e dhëna i referohen lëvizjeve të tij javë më parë dhe kanë lokalizuar atë në zonat ku më parë policia ka ushtruar kontroll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb