Përmes një statusi në Facebook, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi komentoi vendimet politike të marra sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku u zbuluan drejtuesit politikë në qarqe si dhe u vendos data për Asamblenë Kombëtare.

Ndërsa Rama tha se nuk i llogariste si kundërshtarë, Bardhi reagon dhe thotë se nga fronti i PS nuk kishte sot asgjë të re. Po sipas tij, Rama kërkon të marrë mandat të tretë duke graduar në këto poste ata që i quajti “hajdutë të vjetër”.

STATUSI I PLOTË
Asgjë e re nga fronti i Edi Ramës: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë.

Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur.

Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët.

Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar.

Në Lezhë, Linditën e arsimit që s’di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin.

Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos.

Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet.

Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara.

Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë.

Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin.

Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb