TIRANË

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me akuzat e ngritura sot nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbi inceneratorin e Tiranës.

“Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare!

E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!” -shkruan ish ministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb