Kanë përfunduar kontrollet e ushtruara nga policia në anijen me qymyr, brenda së cilës u gjet një sasi kokaine.

Anija u bllokua në portin e Durrësit pak ditë më parë. Sipas gazetarit Igli Çelmeta për BalkanWeb, në total kanë rezultuar 59 kg kokainë, të cilat janë sekuestruar.

Kujtojmë se anija me qymyr vinte nga Kolumbia dhe u ndalua të martën në Portin e Durrësit. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: