Në studion e emisionit “Open” “News 24”, po diskutohet për sekuestrimin e mbi 50 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Gazetari Jul Kasapi, një prej të ftuarve në panel, tha se terminali Lindor në Portin e Durrësit nuk kontrollohet, e kjo është arsyeja sipas tij që droga është transportuar nëpërmjet qymyrit.

Ai tha se kjo zonë kontrollohet nga një kompani gjermane. Gjithashtu, gazetari nënvizoi se ka dyshime të forta që droga ka qenë e një sasie më të madhe dhe me gjasë sipas tij, një pjesë e saj është marrë në portet e tjera që ka përshkruar.

“Këtu ku është gjetur droga është terminali Lindor. Aty nuk ka kontrolle fare. Nuk është si terminali i kontejnerëve. Në terminalin lindor, në këtë zonë, ku përpunohen mallrat rifuxho, ka shumë materiale të cilat vijnë në terminalin Lindor. Në vitin 2013 ky terminal kontrollohet nga një kompani gjermane. Ka një ndotje të madhe dhe ndonëse s’ka kontrolle të shumta, s’mund të flasim për kontrolle të detajuara. Krimi i organizuar ia ka dalë. Njëra nga çantat është e dëmtuar dhe ndoshta një pjesë e çantave janë marrë përpara se të mbërrinin në Durrës.

Anija ka përshkruar 11 porte të tjera. Dyshoj se grupet kriminale testojnë në këtë mënyrë. Kanë arritur të shkojnë në një terminal që s’ka kontroll fare. Një prej çantave e dëmtuar tregon që Kokaina është gjetur. Mund të jetë transporti që e ka dëmtuar. Njëra nga çantat është e dëmtuar. Grupet kriminale kanë depërtuar se ku shkonte ngarkesa me kokainë. kjo pjesë e terminalit s’ka siguri.

Terminali Lindor nuk kontrollohet. S’ka kufizime fare. Grupet kriminale mesa duket e kanë pasur këtë informacion dhe kanë çuar kokainën. Pse kontrollon DEA nga Greqia anti-drogën e jep informacione autoriteteve shqiptarëve. Autoritetet shqiptare asnjëherë s’kanë pasur të saktë informacionet. Kjo është një barrierë e ngritur prej shumë vitesh. Duhet të kujtoni rastin kur autoritetet gjermane kanë hetuar edhe dosjen e Xibrakës. Që prej vitit 2008 në Shqipëri ka ardhur kokainë e përpunuar në shishe vere dhe në Shqipëri kishte laborantë që ndanin verën nga kokainën. Në Shqipëri në dosjen e Xibrakës autoritetet gjermane dhanë ndihmë të madhe. Autoritetet ndërkombëtare kanë vendosur barrierë Shqipërisë”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb