Identifikohen dy të arrestuarit për kokainë e kapur mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se në pranga ka rënë administratori i kompanisë, që porositi mishin e pulës nga Brazili, brenda të cilit u gjet 45.5 kg kokainë, shtetasi kosovar, Arben Ferizi.

Gjtihashtu, është arrestuar nga policia edhe agjenti doganor në Portin e Durrësit, i kontraktuar nga kompania, shtetasi Egert Vargu.

Kokaina ishte e ndarë në 40 pako dhe e mbështjellë me figura të filmit të animuar “Goku”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb