TIRANE – Në një intervistë televizive, kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci tregoi disa detaje të operacionit për goditjen e grupit kriminal që merrej me trafikimin e kokainës. Prokurori Beci tha se njoftimi për zhvillimin e aktivitetit kriminal në Shqipëri erdhi fillimisht nga autoritetet gjermane dhe më pas ishin përgjimet ato që implikuan të arrestuarit.
“Gjatë gjithë periudhës që ka qenë hetimi, s’ka pasur asgjë për t’u shënuar. S’ka pasur të dhëna që do të çonin në provën konkrete. Kanë qenë të dhëna shumë sporadike dhe për këtë arsye s’kishim se si të kërkonin bashkëpunim të vazhdueshëm. Më pas, nëpërmjet policisë shqiptare, dhe përgjimeve që u kryen nga Prokuroria, atëherë patëm dyshimet që ky grup po realizonte diçka
në një objekt. Nuk kishte shumë informacion për personat, aq më tepër që ishin identifikuar, një pjesë e mirë, ditën kur është bërë ndërhyrja e policisë. Disa persona që përgjoheshin nuk kishin rekorde kriminale. Përgjimi u zhvillua për rreth një muaj.”,­ deklaroi Beci në emisionin televiziv “Opinion”.
I pyetur nëse drogat e forta në Shqipëri kalojnë transit, apo prodhohen në vendin tonë, prokurori Beci tha se “Kokaina dhe heroina nuk është se prodhohet asnjëherë në Shqipëri. Ky nuk është një laborator prodhimi droge, por ekstranimi. Kemi pasur raste kur droga është transportuar nëpërmjet Vajit të Palmës, nëpërmjet shisheve të verës dhe ky laborator shërben për këtë lloj
gjëje”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: