DURRËS

Nazif Ajrofski, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Durrësit gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë. Ndonëse Ajrofski ka mbërritur në Gjykatë rreth orës 09:00, seanca është shtyrë për shkak të mungesës së një përkthyesi. Pas disa orëve vonesë seanca u zhvillua me praninë e përkthyesit dhe gjykatësi Rexhep Bekteshi pasi ka dëgjuar palët, vendosi “arrest me burg” për shoferin maqedonas.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se Ajrofski është deklaruar i pafajshëm dhe ka thënë se nuk dinte gjë për ngarkesën me drogë/

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritet doganore të Portit, sekuestruan  të premten më 18 qershor një sasi prej 324 kilogramë e 400 gramë kokainë.

Mësohet se droga u gjet në një kamion që drejtohej nga Nazif Ajrofski, ndërsa ishte fshehur në trupin e mjetit dhe ishte ambalazhuar me logot e disa firmave të njohura, si ‘Dior’ e ‘Chicago Bulls’, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb