TIRANË

Diplomatë amerikanë po marrin pjesë sot në gjyqin ndaj biznesmenit Arbën Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Gazetarja Klodiana Lala, tha për ‘BalkanWeb’, se diplomatët amerikanë po monitorojnë nga afër proçesin gjyqësor.

Para trup it gjykues, Çekaj tha se ka kërkuar praninë e ndërkombëtarëve,në këtë proçes të cilin e konsideron një falsë.

“Kërkova ndërkombetarët pasi ju nxituat për ta mbyllur këtë proces farsë. Më keni dhënë garanci në Gjermani për proçes të rregullt ligjor dhe nuk më jepni mundësi të mbrohem” është shprehu Çekaj. Më pas ai tha se do ishte i lumtur po të hetohej sepse nuk do ishte ai pas hekura, por ata që konsiderohen si ‘peshqit e mëdhenj’. Ai tha se shteti i ka garantuar një proces të rregullt gjyqësor, por ajo çfarë po ndodhte në gjyq ishte fakti se gjykata tentoi në cdo fushë ta nxitonte dhe ta mbyllte sa më parë këtë proces të cilin ai e konsideroi një farsë, ndaj edhe kërkoi përfaqësues të huaj për monitorimin e tij.

Avokati Maks Haxhia pretendoi se disa CD të vëna në dispozicion nga gjykata ku flitet për disa komunikime në whatsapp mes Arbër Çekaj dhe të pandehurit tjetër Donaldo Lusha, ishte e pamundur që të hapeshin dhe për këtë arsye avokatët nuk kishin arritur të bënin gati pretendimet e mbrojtjes. Në pamundësi për të dëgjuar argumentet e mbrojtjes, trupi gjykues vendosi ta shtyjë procesin për më datën 4 mars, ku Arbër Çekaj do të thotë fjalën e tij të fundit dhe më pas gjykata do të japë dënimin e saj.

Më 21 shtator, Arbër Çekaj doli para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila konfirmoi ‘arrestin me burg’ për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb