TIRANE-Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës pak kohë më parë në një trajler të ngarkuar me banane që vinte nga Kolumbia. Përmes një deklarate për mediat, Flamur Noka tha se droga është ‘jetime’, pasi nuk dihen pronarët e saj dhe operacioni është dekonspiruar. Ai tha se droga ishte e pastër dhe kërkoi nga qeveria të tregojë se ku ndodhet laboratori ku do përzihej lënda narkotike.

“Sasia e më e madhe e drogës së fortë e kapur në Shqipëri ka përfunduar deri tani ‘jetime’ dhe kjo tregon se kjo drogë ka ardhur me garanci politike. Në duart e drejtësisë janë vetëm shoferi dhe pritësi, pasi pronarët e vërtetë nuk kapen pasi për ta kujdeset qeveria. Pse nuk japin llogari Rama dhe Xhafaj që pronari u largua një ditë para se të kapej kokaina në Durrës. Pse u dekonspirua operacioni dhe droga e kapur është pa pronar? Qeveria kujdeset për pronarët e drogës. Kokaina ishte e pastër, pra 300 mijë euro një kg, ku është laboratori ku kjo drogë do përzihej dhe kush fshihet pas këtij laboratori”- tha Noka.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: