119 kg kokainë është sekuestruar nga policia në një konteineri me banane të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se kompania Zico Sh A, me pronar Trifon Murataj, e cila merret me tregtimin e bananeve ne treg, që njihet me emrin BanaKing, kishte zhdoganuar ngarkesën në portin e Durrësit, ku edhe pas kontrollit me skaner, sipas policisë, doli i pastër. Mësohet se me ndihmën e dy shoferëve të kamionëve Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu kontenieri po transportohej drejt magazinave në Vaqarr.

Policia njoftoi se kur kontenieri ishte në Romanat 3 persona ende të pa identifikuar i kanë prerë rrugën kamionit dhe kanë ushtruar për disa minuta kontroll në kontenier. Pa arritur të marrin gjë nga kontenieri ata janë larguar në drejtim të paditur. Policia thotë se për ngjarjen u njoftua nga vetë administratorët e firmës dhe pas mbërritjes në vendin e ngjarjes dhe kontrollit fizik të ngarkesës së bananeve, gjeti e sekuestroi 119 kg kokainë. Pas hetimeve të thelluara policia zbuloi se kontenieri i ardhur nga Amerika Latine gjatë tranzitit të ushtruar në portin Gioia Tauro në Itali ishte hapur dhe nuk ishte vulosur me plumbçe.

Autoritetet italiane konstatuan se në brendësi të kontenierit mungonin rreth 20 arka me banane, ky dyshohet se ishte fshehur gjithashtu një sasi droge. Këtë konstatim autoritetet italiane e kanë pasqyruar në një procesverbal, i cili e shoqëroi ngarkesën edhe në Durrës ku dhe u skanua dhe droga nuk u gjet. Burime nga policia thanë se ka dyshime se kemi të bëjmë me një vjedhje të pjesës më të madhe të ngarkesës së drogës prandaj personat e paidentifikuar që kontrolluan ngarkesën në Romanat nuk mundën ta gjejnë. Në këtë pikë të hetimeve policia ka arrestuar administratorin që kishte porositur bananet Marson Murataj, djalin e pronarit të Zico Sha Trifon Murataj si edhe 2 shoferët e kamionit Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu. Policia po koordinon hetimet dhe me palën italiane për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: