TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar sërish lidhur me sasinë rekord të kokainës të sekuestruar disa ditë më parë në Maminas. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI i ka bërë thirrje Prokurorisë që të zbardhë faktin se “pse qeveria në momentin e zbulimit të drogës nuk kërkoi praninë e shërbimeve partnere ndërkombëtare për vazhdimin e operacionit me qëllimin e vetëm zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqenëve të vërtetë dhe jo cironkave të lëna enkas”.

“Zbardhja e këtyre çështjeve është vija ndarëse mes një prokurorie që lufton pa kompromis drogën, që godet peshkaqenët dhe jo cironkat, dhe asaj prokurorie që bëhet bisht i qeverisë që mbron trafikun e drogës dhe peshkaqenët drejtues të saj”, shkruan deputeti Vasili.

POSTIMI I PLOTE

Prokuroria të zbardhë se pse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj të 613 kg kokainës në këmbim të disa cironkave.

Pse nuk heton prokuroria se për ç’qëllim kryeministri bëri deklarata krejt të kundërta në raport me ministrin e Brendshëm për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtare.

Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit të peshkaqenëve të mëdhenj të rrjetit kriminal të 613 kg kokainë apo 180 milionë euro dhe devijimit të vëmendjes drejt cironkave, që e lënë rrjetin kriminal të paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.

Pse nuk heton kush e lejoi këtë Arbër Çekën të ikte nga Shqipëria kur kish dyshime, precedentë, etj etj…

Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria në momentin e zbulimit të drogës nuk kërkoi praninë e shërbimeve partnere ndërkombëtare për vazhdimin e operacionit me qëllimin e vetëm zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqenëve të vërtetë dhe jo cironkave të lëna enkas

Zbardhja e këtyre çështjeve është vija ndarëse mes një prokurorie që lufton pa kompromis drogën, që godet peshkaqenët dhe jo cironkat, dhe asaj prokurorie që bëhet bisht i qeverisë që mbron trafikun e drogës dhe peshkaqenët drejtues të saj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb