Detaje të reja janë zbuluar nga kokaina e kapur në Durrës në konteinerin e ‘’Alba Exotic Fruit’’.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se kontejneri ishte me banana dhe kishte mbërritur disa ditë më parë nga Amerika Latine.
7.25 kg kokainë u gjetën në kontejnerin e kësaj kompanie shqiptare të import-eksportit të frutave ekzotike.
Çdo kontejner i dyshimtë në Portin e Durrësit, sidomos ata me fruta ekzotike nga Amerika Latine po kontrollohen imtësisht pasi mes tyre kalojnë qindar kilogram kokainë.
(BalkanWeb)