Pesë persona, mes tyre tre shqiptarë, kanë rënë në prangat e policisë italiane. Arrestimi i tyre është bërë nga karabinierët e Bra, në provincën e Cuneos. Ansa shkruan se 5 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Bestia’- ‘Bisha’ në shqip, dy nga të cilët italianë të moshës 45 dhe 52 vjeç dhe tre shqiptarë të moshave 22, 27 dhe 55 vjeç, ishin pjesë e trafikut të shpërndarjes së kokainës.

Po ashtu thuhet se baza e tyre operacionale ishte në Shqipëri, ndërkohë që shitja e ‘mallit’ bëhej në Bra. Hetimet në lidhje me bandën e drogës nisën që në maj të 2019-ës, kur u arrestuan dy persona të cilëve iu gjetën 50 gram kokainë dhe 14 milion euro cash. Ndërkohë më vonë u arrestuan 8 persona të tjerë, të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Gjatë aksionit u sekuestruan 3kg kokainë dhe 25 milionë euro cash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb