ELBASAN- Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:Vlase Tanaskoski, 35 vjeç banues në Strugë Maqedoni dhe Aleksandër Trajkoski, 38 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni.

Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Jaguar” me targa SU0158AC, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

101.20 gramë, lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokaine, 6 telefona, 10 karta SIM, një sasi dinarësh Maqedonas si dhe automjeti tip “Jaguar” me targa SU0158AC.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
(ma.ar/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb